Propaganda e ISIS-it, shfaq fëmijën britanik duke vrarë

Evropë

Propaganda e ISIS-it, shfaq fëmijën britanik duke vrarë

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 21:38
Pamje nga video

Një video shokuese e publikuar së fundmi nga ISIS, tregon një fëmijë britanik duke kryer ekzekutimin brutal të një të burgosuri.

Gjatë videos propagandistike, mund të shihet një grup “ushtarësh” të rinj të uniformuar duke mbajtur në duar revole, dhe duke u bërë gati për ekzekutimin e disa të burgosurve, derisa ngjarja besohet se është zhvilluar në Raqqa të Sirisë.

Të rinjtë mund të dëgjohen duke dhënë një deklaratë në gjuhën arabe, ku më pas tërheqin këmbëzën e revoleve dhe i qëllojnë në kokë burrat e gjunjëzuar.

Të gjithë burrat e veshur me rroba ngjyrë portokalli që vriten janë kurdë, kurse arsyeja e vrasjes së tyre është hakmarrje, për fakti se forcat kurde kanë avancuar së fundmi në luftërat e ashpra në Siri dhe Irak, duke fituar bindshëm kundër ISIS-it.

Image

Mediat ndërkombëtare raportojnë se fëmija i dytë nga e djathta, besohet se quhet Abu Abdullah Al-Britani i cili është nga Britania, edhe pse ky lajm ende nuk është konfirmuar.

Ai përdor emrin e një britaniku tjetër i cili gjithashtu në radhët e organizatës terroriste Shteti Islamik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat