Shpërthim bombe në Nish të Serbisë, 3 të plagosur

Evropë

Shpërthim bombe në Nish të Serbisë, 3 të plagosur

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 11:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas informacioneve jozyrtare, të cilat i transmetoi televizioni shtetëror serb, sot në orët e hershme të mëngjesit në Nish ka shpërthyer një bombë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bomba ishte vendosur nën automjetin me ngjyrë të bardhë të llojit “Golf” me targa regjistrimi nga Vranja. Nga qendra urgjente në Nish konfirmuan se kanë pranuar tre persona, në mesin e të cilëve dy janë me lëndime të rënda.

Një student është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa një personi tjetër mashkull i është dëmtuar plotësisht këmba.

Gjatë shpërthimit të automjetit më lehtë është plagosur një vajzë. Në momentin e shpërthimit rreth orës tre të mëngjesit në afërsi të automobilit “Golf” gjendeshin edhe automjete tjera, ndaj është shkaktuar dëm material. Nga policia e Nishit ende nuk janë prononcuar zyrtarisht për këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat