Shpërthim me bombë në ndërtesën e policisë në Bruksel

Evropë

Shpërthim me bombë në ndërtesën e policisë në Bruksel

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Një bombë ka shpërthyer jashtë Institutit të Kriminalistikës në Bruksel, por pa shkaktuar viktima, raportojnë mediat belge.

Sipas tyre, makina ka kaluar përmes tri barrierave dhe një ose më shumë sulmues kanë shpërthyer bombën.

Ngjarja ka ndodhur në orën 2:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Belgjika është në gjendje të lartë gatishmërie që nga sulmet e 22 marsit në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së qytetit, nga të cilat kanë humbur jetën 32 veta.

Përgjegjësinë për këto sulme e pati marrë grupi militant Shteti Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat