Gjermania akuzon një ish-ushtarak irakian për krime lufte

Evropë

Gjermania akuzon një ish-ushtarak irakian për krime lufte

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 17:03
Ilustrim

Prokurorët në Gjermani kanë ngritur aktakuzë për krime lufte për një ish-pjesëtar të forcave të sigurisë të Qeverisë irakiane.

Prokurorët federal kanë njoftuar sot se 27 vjeçari, Rami K., ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shfaqet duke mbajtur në duar kokat e dy luftëtarëve të Shtetit Islamik, të vrarë gjatë luftimeve.

Ky incident ka ndodhur në kohën kur ai ishte duke shërbyer në ushtrinë e Irakut në vitin 2015, thuhet në deklaratë.

I dyshuari është duke u akuzuar se ka marrë pjesë në trajtim poshtërues dhe degradues.

Por nuk është akoma e qartë se kur i dyshuari ka ardhur në shtetin gjerman ose nëse ai ka kërkuar azil në këtë shtet.

Grupi militant Shteti Islamik kishte marrë nën kontroll një pjesë të madhe të territorit në veri dhe perëndim të Irakut, gjatë verës së vititn 2014.

Që atëherë, forcat irakiane kanë nisur operacione me qëllim që të largojnë militantët nga këto zona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat