Renzi do prezantojë plan kombëtar për të forcuar mbrojtjen nga tërmetet

Evropë

Renzi do prezantojë plan kombëtar për të forcuar mbrojtjen nga tërmetet

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 17:42
Amatrice, Itali

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka premntuar se do prezantojë një plan kombëtar, e cila do e bëj Italinë më të sigurtë nëse goditet nga tërmetet, përderisa ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimin për trupat që janë të varrosur nën gërmadha.

Italia u godit nga një tërmet javën e kaluar, ku humbën jetën të paktën 290 njerëz.

Prokurorët italianë janë duke hetuar pse kanë kolapsuar ndërtesat, të cilat mendohej se ishin ndërtuar sipas standardeve për të përballuar lëkundjet e tokës.

Renzi tha se Italia ka “nevojë të ndryshojë mentalitetin” dhe se ai do të prezantojë planin e tij në ditët në vazhdim dhe ka kërkuar përfshirjen e politikave, ekspertëve dhe kompanive të ndërtimit.

“Ajo që ka munguar në të kaluarën është ndërtimi i një plani për të gjithë vendin, i bazuar në parandalim”, ka thënë Renzi.

Ai ka thënë se tashme e ka diskutuar planin e tij edhe me arkitektin italian Renzo Piano, i cili i ka thënë se për një plan të tillë, do të duhen rreth 50 vjet, në mënyrë që Italia të ketë standardet më të mira ndërkombëtare për ndërtimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat