BE: Apple duhet t’i paguajë Irlandës 13 miliardë euro taksa

Evropë

BE: Apple duhet t’i paguajë Irlandës 13 miliardë euro taksa

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 16:38
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka vendosur që kompania e teknologjisë Apple duhet t’ia paguajë Irlandës 13 miliardë dollarë taksa, plus interes për siç thuhet përfitimeve të paligjshme që ka marrë gjatë 11 vjetëve.

Vendimi i fundit i Komisionit të BE-së, është vendimi më i madh që është shqiptuar ndaj korportave multinacionale, me qëllim që ato të pagujanë pjesën e tyre të taksave në rajon.

Komisionerja e BE-së për Konkurrencë, Margrethe Vestager tha se në hetimet e kryera për tre vjet, është gjetur se Irlanda kishte favorizuar kompaninë Apple duke ia lehtësuar pagesën e tatimeve.

Vestager tha se është e jashtëligjshme që shtetet e BE-së, t’i favorizojnë kompanitë e caktuara.

Qeveria e Irlandës ka mohuar se e ka favorizuar kompaninë Apple, duke shtuar se “shuma e përgjithshme e taksave ishte paguar dhe se shteti nuk i ka dhënë asnjë ndihmë”.

Deri më tani, kompania Apple nuk ka reaguar lidhur me këtë vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat