May: Nuk do ketë një referendum të dytë

Evropë

May: Nuk do ketë një referendum të dytë

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 15:36
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May, i  ka thënë kabinetit të saj se nuk do të ketë “asnjë përpjekje për të qëndruar në BE nga dera e pasme”.

May, e ka filluar seancën në Chequers duke i thënë kolegëve që do të diskutojnë për hapat e ardhshme për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

“Ne duhet të jemi të qartë se Brexit do të thotë Brexit, pra që ne do të jemi të suksesshëm. Pra kjo do të thotë që nuk do të ketë një referendum të dytë, e nuk do të ketë asnjë përpjekje për të qëndruar në BE nga dera e pasme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat