BE: Platformë të përbashkët ekonomike dhe migratore në Evropën jugore

Evropë

BE: Platformë të përbashkët ekonomike dhe migratore në Evropën jugore

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 22:37
Krerët e jugut të BE-së,

Krerët e jugut të BE-së, ku presidenti francez, François Hollande dhe kryeministri italian, Matteo Renzi, ranë dakord sot në Athinë mbi një platformë të përbashkët që nxit rritjen ekonomike dhe një Evropë sociale, si dhe një ndarje të drejtë të ngarkesës migratore.

Ndërkohë që mini-mbledhja e tyre ka ngjallur shqetësimin e përkrahësve të ortodoksisë buxhetore, në vend të parë ministri gjerman të Finacave, Wolfgang Schauble, ata theksuan vullnetin e tyre për të punuar për kohezionin e Evropës dhe jo ndarjen e saj në blloqe.

“Ishte e rëndësishme në këtë moment vendimtar pas Brexit, ndërkohë që populistët dhe ekstremistët shpresojnë që Evropa të shpërbëhet, që ne të dërgonim një mesazh uniteti, kohezioni dhe për të sjellë kontributin e Evropës së jugut në BE”, thekson presidenti francez në përfundim të takimit.

“Vendet që merrinin pjesë (Greqia, Franca, Italia, Portugalia, Spanja, Qiproja dhe Malta) miratuan një “Deklaratë të Athinës” dhe parashikojnë një takim të ri në Portugali, në një datë të pacaktuar”, njoftoi kryeministri grek, Aleksis Cipras, iniciator i këtij takimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat