BE: Bjellorusia ka nevojë për reformë gjithëpërfshirëse

Evropë

BE: Bjellorusia ka nevojë për reformë gjithëpërfshirëse

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 11:13
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka thënë se zgjedhjet parlamentare në Bjellorusi të mbajtura më 11 shtator, tregojnë nevojën e “një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhore”.

Dy figura opozitare fituan vende në parlament gjë që ka ndodhur për herë të parë pas 20 vjetësh.

Por shefi i Ogranizatës për Siguri dhe Bashkëpunim i misionit të përkohshëm vëzhgues në Bjellorusi, Kent Harstedt, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se zgjedhjet ishin “shumë larg të qenurit të lira dhe fer”.

Në deklaratën e zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic thuhet se votimi “ka treguar se ka nevojë për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore si pjesë e procesit të demokratizimit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë”.

“Ne presim që autoritetet në Bjellorusi të rifillojnë punën në këtë proces”, thuhet në fund të deklaratës.

Bjellorusia nuk ka mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike që prej viteve 1990.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat