Liderët evropianë miratojnë një udhërrëfyes për kthimin e besimit te qytetarët

Evropë

Liderët evropianë miratojnë një udhërrëfyes për kthimin e besimit te qytetarët

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 08:56
Liderët evropianë

Liderët e BE-së miratuan sot një udhërrëfyes gjashtëmujor që synon të ulë frikën e popullsisë nga imgracioni, terrorizmi dhe pasiguritë ekonomike dhe sociale, gjatë bisedimeve në Bratislava për BE-në post-Brexit.

“Ndonëse një vend vendosi të largohet, BE-ja mbetet e domosdoshme për ne të tjerët. Ne jemi të vendosur ta bëjmë bllokun një sukses”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të 27 liderëve.

Ky udhërrëfyes nënvizon hapa për kontrollimin e migracionit, me qëllimin për të mos lejuar më rikthimin e fluksit të pakontrolluar të vitit të kaluar, të rrisë sigurinë dhe luftën ndaj terrorizmit, të përforcojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të japë mundësi më të mira për të rinjtë.

“Bratislava është fillimi i procesit, që do të ndiqet nga një takim në valeta gjatë këtij viti dhe do të përfundojë me mbledhjen e marsit 2017 në Romë”, theksohet në këtë deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat