Alarmi fals për pengmarrje vë në aksion policinë franceze

Evropë

Alarmi fals për pengmarrje vë në aksion policinë franceze

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 19:52
Alarmi fals për pengmarrje

Dukej se do të ishte sulmi i radhës në Paris, por alarmi ka rezultuar fals, duke sjell panik te të gjithë banorët e kryeqytetit francez.

Pas alarmit rreth orës 16:30, policia franceze ka rrethuar sot një zonë në qendër të Parisit pas raportimit për sulme të mundshëm dhe se ishin dëgjuar të shtëna me armë, si dhe pengmarrje.

Mediat franceze po qarkullonin një lajm se disa persona janë marrë peng në qendër të Parisit, në Les Halles në një kishë në Chattelet, jo shumë larg Notre Dam.

Po ashtu, disa pjesë të qytetit janë mbyllur, ndërkohë që qeveria franceze i paralajmëroi qytetarët që t’i shmangeshin zonës se Les Halles në kryeqytet.

Menjëherë u evakua zona dhe në aksion kanë hyrë forcat antiterrorizëm, por policia e kryqytetit francez, me anë të një deklarate, ka shuar dyshimet duke thënë se ndërhyrja mbaroi pa asnjë rrezik.

Sipas policisë ky ka qenë një alarm i rremë dhe se nuk ka asnjë informacion për rrezik ndaj publikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat