Turqi, kjo kafene nuk pranon mysafirë të hënën, arsyeja do t’ju habitë

Evropë

Turqi, kjo kafene nuk pranon mysafirë të hënën, arsyeja do t’ju habitë

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 15:10
Kamil Gunes ka vendosur që të hënave të pushojë

 

 

Sindromi i së hënës është diçka me të cilin për çdo javë përballen të punësuarit, por edhe nxënësit e shkollave. Ata me humor jo të mirë nga shkaku i pushimit të fundjavës shpëtimin e kërkojnë në kafenë e mëngjesit, mirëpo pavarësisht kësaj pronari i një lokali në Eskisehir të Turqisë ka vendosur të mos hap të hënave lokalin e tij duke shmangur kështu fytyrat e klientëve të “dëshpëruar”, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kamil Gunes (32) ka vendosur që të hënave të pushojë, më konkretisht të mbajë të hapur lokalin e tij vetëm gjashtë ditë brenda javës.

Siç shprehet ai, për një kohë të gjatë kishte ëndërruar për një kafene e cila do të ishte e veçantë nga të tjerat dhe se tani kishte realizuar ëndrrën e tij.

Sidoqoftë, fakti që nuk punon të hënave nuk është e vetmja gjë dalluese sepse në katin e dytë të kafenesë ai kishte mundësuar hapjen e një punëtorie artistike.

Mysafirët e kafenesë mund të bëjnë gjëra të ndryshme nga argjili dhe në këtë mënyrë të lirohen nga stresi i akumuluar gjatë ditëve të kaluara.

“Nuk jam në kërkim të klientëve por të kreativitetit, prodhimit dhe përparimit. Ka individë që fitojnë shumë para mirëpo janë me disponim të keq nga e hëna deri të premten. Pyes vetveten vallë janë paratë ato që i pengojnë të bëjnë atë që duan”, theksoi Gunes, për të shtuar se nuk punon të hënave sepse dëshiron të shoh fytyra të lumtura të cilat është e pamundur të shihen të hënave.

Klientët mund të shfaqin kreativitetin të shtunave. “Marrim grupe me nga tetë deri në dhjetë persona. Ua mbyllim sytë dhe u japim argjil. Lëshojmë muzikë dhe kërkojmë që ata të shprehen në mënyrë kreative. Kur kanë sytë të mbyllur ata janë më të relaksuar dhe bëjnë gjëra më të bukura”, tha Gunes për të shtuar se njohuritë ua transmetojnë të tjerëve ndërkohë që në lokalin e tij siç tha shërbehet vetëm kafe.

Gunes thotë se nuk ofron sheqer sepse kjo sipas tij prish shijen e kafesë. Përveç kësaj, pagesa nuk mund të bëhet me anë të kartave bankare, por në qoftë se ndonjë prej klientëve nuk ka para me vete thotë se mund të sjellin paratë më vonë, por edhe nëse nuk i sjellë kjo nuk është ndonjë problem.

Vizitorët e kafenesë janë shumë të kënaqur dhe thonë se presin me padurim për të parë se çfarë kanë bërë nga argjili.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat