Parlamenti i Ukrainës konsideron se zgjedhjet parlamentare ruse janë jolegjitime.
Në një rezolutë të miratuar sot me 264 vota në favor të saj, ligjvënësit vlerësuan se nuk e njohin legjitimitetin e zgjedhjeve ruse, për shkak se ato janë mbajtur edhe në gadishullin e Krimesë së Ukrainës, që me forcë është aneksuar nga Rusia. Këto ishin zgjedhjet e para prej marsit të vitit 2014, kur Rusia e okupoi këtë territor.
Ligjvënësit e Ukrainës, po ashtu, kanë kërkuar që kështu të veproj edhe komuniteti ndërkombëtar.
Në zgjedhjet e 18 shtatorit, është forcuar dominimi i partisë Rusia e Bashkuar në Dumën Shtetërore, që është Dhoma e ulët e parlamentit.