Britani: Dy persona akuzohen për terrorizëm

Evropë

Britani: Dy persona akuzohen për terrorizëm

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 17:48
Ilustrim

Autoritetet britanike kanë ngritur aktakuzë ndaj dy njerëzve për terrorizëm, përfshirë këtu edhe një grua e cila po akuzohet për inkurajimin e njerëzve për të kryer akte terroriste.

Ayfer Yidiz, 45 vjeçare nga Londra, po përballet me dy akuza për nxitje të terrorizmit dhe për shpërndarjen e dy edicioneve të revistës “Yuruyus” që është e lidhur me grupin militant të ekstremit të majt, Fronti Revolucionar për Çlirim (DHKP-C).

Grupi, që nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara konsiderohet organizatë terroriste, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e muajit mars, që u krye nga dy gra, të cilat hapën zjarr dhe hodhën granatë në drejtim të një autobusi të policisë në Stamboll. Policia turke i vrau ato gjatë konfrontimit.

Ky grup gjithashtu ka vrarë një roje të sigurimit gjatë një sulmi vetëvrasës me bombë në amasadën e SHBA-së në Ankara në vitin 2013. Po ashtu kjo organizatë ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj konsulatës së SHBA-së në Stamboll gjatë gushtit, kur dy gra hapën zjarr.

Policia britanike ka thënë se në një rast të ndarë, Alaettin Kalender, 50 vjeçar nga Londra, po akuzohet për posedim të informacioneve për qëllime terroriste.

Dy të akuzuarit do të paraqiten në gjykatën në Londër më 4 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat