Skandal seksual/ Policet seks me të burgosurit në Itali

Evropë

Skandal seksual/ Policet seks me të burgosurit në Itali

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 23:07
ilustrim

Prokuroria e Breshias në Itali ka hapur një hetim për të hedhur dritë mbi marrëdhëniet e dyshuara seksuale në burgun “Verziano” dhe jashtë tij, në momentet e “gjysmëlirisë”, mes dy agjenteve femra dhe disa të burgosurve, meshkuj e femra.

Siç raporton sot “Giornale di Brescia”, në qendër të hetimeve është sjellja e dy policeve, e dyshuar në kundërshtim me rregulloren e institucionit, që ndalon lidhjet mes policisë së burgjeve dhe të burgosurve, shkruan Syri.

Një nga agjentet ka kërkuar transferimin në burgun e Bollate-s në Milano, sipas burimeve zyrtare, me zgjedhjen e saj dhe jo për imponim apo për shkak të ndonjë dënimi. Ndërkohë, efektivja tjetër, aktualisht është pushim për shkaqe shëndetësore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat