Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale më 4 dhjetor

Evropë

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale më 4 dhjetor

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 20:20
Foto arkiv

Parlamenti austriak miratoi zyrtarisht sot, siç ishte parashikuar, datën 4 dhjetor për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që pritet të vërë sërish përballë ambientalistin Alexander Van der Bellen dhe ekstremistin e djathtë Norbert Hofer.

Fillimisht parashikuar më 2 tetor, ky proces zgjedhor u ndryshua në muajin shtator nga qeveria për shkak të një defekti në prodhimin e fletëve të votimit dhe zarfeve për votën e postuar, një kthesë e re në një presidenciale spikatur nga prapaskenat.

 Zgjedhjet e reja do të organizohen në vijim të anulimit të procesit të 22 majit ku u vu re kryesimi për një kohë mjaft të shkurtër i Van der Bellen përballë Hofer.

 Partia FPÖ e këtij të fundit arriti të argumentojë me sukses mjaft parregullsi procedurale.

I miratuar sot nga një shumicë me dy të tretat, ligji i statusit kushtetues konfirmoi datën 4 dhjetor pasi mblodhi votat e partive social-demokrate SPO dhe konservatorëve OVP aleatë në një koalicion të madh, si dhe partive të opozitës të Gjelbrit dhe NEOS (liberalët).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat