Juncker: Njerëzit janë në rend të parë, pastaj feja

Evropë

Juncker: Njerëzit janë në rend të parë, pastaj feja

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 11:38
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kritikoi ashpër vendet anëtare të BE-së për dështim në trajtimin e krizës me migrantë.

Ai tha se vendet anëtare nuk duan të marrin refugjatë nga Greqia dhe Italia, që janë të mbipopulluara, shpesh për faktin se migrantët janë myslimanë.

“Disa shtete të BE-së besojnë se ne jemi vende katolike dhe nuk kemi hapësirë për myslimanët”, tha Juncker.

“Ky lloj arsyetimi është i papranueshëm. Njerëzit janë në rend të parë, pastaj feja”, shtoi Juncker.

Në shtator të vitit 2015, vendet e BE-së kanë votuar për shpërndarjen e 160,000 migrantëve që ndodhen në Greqi dhe Itali përgjatë dy vjetëve.

Deri më tash, vetëm rreth 5,000 migrantë janë rivendosur në një shtet tjetër.

Me këtë ritëm, do të duhen gati dy dekada për të arritur qëllimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat