Kryeministri hungarez kërkon dëbimin e refugjatëve nga Evropa

Evropë

Kryeministri hungarez kërkon dëbimin e refugjatëve nga Evropa

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 14:52
Viktor Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili është kundër politikës së refugjatëve, sugjeroi sot se Bashkimi Evropian duhet t’i dëbojë në një ishull, më shumë se një milion njerëz, të cilët erdhën gjatë krizës së emigrimit të vitit 2015-2016.

"Të gjithë ata që erdhën në mënyrë të paligjshme duhet të mblidhen dhe të dërgohen larg dhe jo në vendet e tjera të BE-së, por në vendet jashtë Bashkimit Evropian”, tha Orban.

Orban iu referua refugjatëve, të cilët janë ende duke pritur që kërkesat e tyre për azil të shqyrtohen, që përbëjnë shumicën e atyre që erdhën në BE gjatë vitit të kaluar dhe gjysmën e këtij viti.

“Deri në shqyrtim të kërkesave ata duhet të mbahen në kampe të mëdha jashtë BE-së, që mund të jetë një ishull i madh ose një pjesë e bregut të detit në veri të Afrikës”, u shpreh ai.

Vitin e kaluar Orban doli si udhëheqësi i parë kundër emigracionit brenda BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat