Moskë: Zjarr në një depo, vdesin 8 zjarrfikës

Evropë

Moskë: Zjarr në një depo, vdesin 8 zjarrfikës

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 10:40
Zjarri në Moskë

Tetë zjarrfikës në Moskë kanë humbur jetën, teksa janë përpjekur që të shuajnë zjarrin në një depo.

Komiteti Hetues në Rusi ka thënë se autoritetet kanë filluar hetimet për zjarrin që ndodhi më 22 shtator, në veri të Moskës.

Në depon ku shpërtheu zjarri kishte objekte plastike dhe mallra të tjera.

Zjarri i madh në këtë depo, shkaktoi edhe rrëzimin e çatisë së kësaj ndërtese.

Më 27 gusht, si pasojë e një zjarri në një depo në Moskë u vranë 17 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat