Johnson: Bisedimet për daljen e Britanisë nga BE mbase fillojnë në fillim të 2017-es

Evropë

Johnson: Bisedimet për daljen e Britanisë nga BE mbase fillojnë në fillim të 2017-es

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 11:38
Ilustrim

Britania e Madhe më shumë gjasë do të fillojë negociatat zyrtare për ta lënë Bashkimin Evropian në fillim të vitit 2017, ka thënë për BBC, ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Por, Numri 10 ka thënë se pozicioni i qeverisë nuk ka ndryshuar dhe neni 50 i Traktatit të Lisbonës nuk do realizohet në vitin 2016, transmeton Express.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ende nuk ka dhënë një deklaratë të qartë se kur do të fillojë ky proces.

E pyetur për deklaratën e sekretarit të Jashtëm, një zëdhënëse e kryeministres ka thënë se pozicioni i qeverisë për realizimin e nenit 50 nuk do të ndryshojë pa përfunduar ky vit.

“Vendimi është i kryeministres dhe ajo do të fillojë negociatat në kohën më të përshtatshme për Britaninë e Madhe,” ka thënë një zëdhënëse e kryeministres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat