Gylen: Pas grushtit të shtetit fshihet Erdogan

Evropë

Gylen: Pas grushtit të shtetit fshihet Erdogan

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 17:43
Recep Tayyip Erdogan, Fethullah Gylen

Predikuesi turk, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fethullah Gylen, që Ankaraja e akuzon për orkestrimin e grushtit të shtetit deklaron se në fakt vetë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan fshihej pas tij.

“Kaq shumë prova kanë dalë në dritë ditët e fundit sa kjo gjë është e sigurt”, tha Gylen në një intervistë për gazetën e përditshme gjermane, ”Die Zeit” dhe atë spanjolle ”El Pais”.

“Erdogan kishte planifikuar grushtin e shtetit një vit më parë dhe i duhej vetëm të priste për mundësinë e duhur”, shtoi predikuesi, i cili jeton në mërgim në SHBA, që nga viti 1999.

Më fillim të shtatorit qeveria turke ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e klerikut 78-vjeçar, i cili është armiku numër një publik në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat