Krimet e Luftës së Dytë Botërore: “Njësia 731”, sinonimi i vdekjes mizore!

Evropë

Krimet e Luftës së Dytë Botërore: “Njësia 731”, sinonimi i vdekjes mizore!

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 00:13
Pamje nga videoja

Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti më vdekjeprurës në historinë e njerëzimit. Gjatë atyre viteve të përgjakshme, kanë humbur jetën më shumë se 60 milionë njerëz, që i bie rreth 3 për qind e popullsisë botërore që asokohe numëronte rreth 2.3 miliardë njerëz.

Besohet se edhe rreth 20 milionë tjerë kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet e ndryshme si pasojë direkte e luftës, dhe kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve kishte arritur në 80 milionë.

Më së shumti kishin pësuar sovjetikët – ku gjatë luftës janë vrarë 26 deri në 27 milionë njerëz. Makineria vrasëse naziste gjatë Holokaustit kishte vrarë rreth 5.7 milionë hebrenj dhe për këto fakte shumica e njerëzve i dinë dhe shpesh flitet për to.

Por rrallë herë flitet që Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë humbur jetën rreth 15 milionë njerëz nga Kina. Shumica prej tyre (11 milionë) kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet si pasojë direkte e luftës.

Pjesa tjetër janë vrarë nga japonezët gjatë Luftës së Dytë kinezo-japoneze, që ka filluar në vitin 1937 dhe ka zgjatur deri më 1945, dhe që ishte bërë pjesë e Luftës së Dytë Botërore pas sulmit të japonezëve ndaj bazës ushtarake amerikane Pearl Harbor.

Që nga fillimi i luftës në Kinë, ka vepruar “Njësia Kvatung e ushtrisë për parandalimin e epidemive dhe pastrimin e ujit”, kjo njësi japoneze është përgjegjëse për disa nga krimet më të rënda që kanë ndodhur në historinë e njerëzimit. Në vitin 1941, kjo njësi u bë e njohur si “Njësia 731” ku deri në fund të luftës vrau qindra mijëra njerëz.

Kjo njësi ishte themeluar me qëllim të testimit të armëve biologjike dhe kimike, ku përmes luftës do të zgjeronte “biznesin” e saj.  Kjo njësi ka operuar në një kompleks gjashtë kilometra katrorë, që ishte ndërtuar në lagjen kineze Pingfang të Harbinit, që asokohe cilësohej si qyteti më i madh marionetë i shtetit Manchukuo. Në shumicën e rasteve eksperimentet janë kryer mbi popullatën lokale.

Operacioni dhe amputime “për së gjalli”

Dhjetëra mijëra kirurgë kanë amputuar gjymtyrë të ndryshme të trupit që zakonisht janë kryer pa kurrfarë lloj anestezioni. Ata në atë mënyrë përcillnin më mirë humbjen e gjakut, kurse gjymtyrët e amputuara shpesh u  janë ngjitur në pjesë tjera të trupit për të monitoruar reagimin e organizmit. Amputime të tilla zakonisht janë kryer mbi komunistët kinezë, të cilët urreheshin deri në palcë nga japonezët.

Pjesa tjetër janë infektuar nga sëmundje të ndryshme, ku më pas i janë nënshtruar operacioneve për të monitoruar ecurinë e sëmundjes. Disave u është hequr një organ i tërë, dhe të gjitha operacionet janë kryer “për së gjalli”, pa anestezion,

Vrasja e civilëve me sëmundje

Brenda kompleksit, anëtarët e “Njësisë 731” të burgosurve u injektonin sëmundje të ndryshme me arsyetimin se janë duke i vaksinuar kundër sëmundjeve. Ata ishin të interesuar në efektet e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, dhe kështu infektonin të burgosurit me sifiliz dhe gonorre.

Në zonat e varfra të Kinës, japonezët shpërndanin ushqim dhe veshje të kontaminuar. Dhe kështu qindra mijëra civilë kishin vdekur asokohe nga antraksi, kolera dhe murtaja.

Sëmundje seksualisht të transmetueshme, përdhunime dhe shtatzëni

Pasi disa të burgosur janë infektuar me sëmundje seksualisht të transmetueshme përmes injeksioneve, japonezët vendosën që të vazhdojnë të përhapin në mënyrë “natyrore” sëmundjet.

Të gjithë ata që kanë refuzuar të kryejnë marrëdhënie seksuale janë pushkatuar. Trupat e të infektuarve janë “hapur” nga kirurgët në faza të ndryshme të sëmundje, në mënyrë që të preken organet e brendshme dhe të jashtme. Dhe si në gjitha eksperimentet tjera, edhe në këtë rast nuk janë kursyer edhe fëmijët e porsalindur.

Shumë gra janë detyruar dhunshëm të mbesin shtatzënë në mënyrë që të monitorohet bartja e sëmundjes nga nëna tek foshnja, shkalla e mbijetesës së fetusit dhe ndikimi negativ që mund të ndodhë në organet riprodhuese të nënës. Por edhe pse në kompleksin e “Njësisë 731” kanë lindur shumë fëmijë, asnjë prej tyre nuk ka dalë i gjallë prej aty.

Lufta biologjike

Me torturimin e shumë të burgosurve, “Njësia 731” ka punuar në përsosmërinë e bombës biologjike me të cilën më vonë kanë helmuar burimet e ujit në territorin e kinës, duke shkaktuar antraksin, murtajën, kolerën, dizenterinë, tifos dhe shumë sëmundje tjera vdekjeprurëse.

Përveç që u kanë dhënë civilëve ushqim dhe rroba të helmuara, fëmijëve u janë edhe bonbone dhe ëmbëlsira të helmuara. Dhe në këtë mënyrë janë vrarë rreth 580 mijë njerëz.

Japonia e kishte përgatitur sulmin biologjik edhe mbi qytetin kalifornian të San Diegos. Ai është dashur të ndodhte më 22 shtator të vitit 1945, por Japonia ishte dorëzuar pesë javë para sulmit të planifikuar.

Pas luftës

Të gjitha ata që morën pjesë në “Njësinë 731” janë detyruar të bëjnë betimin se gjithçka që kishin parë dhe bërë do ta marrin me vete në varr. Kur janë tërhequr nga Kina, japonezët janë përpjekur të shkatërrojnë tërë kompleksin i cili përbëhej nga 150 ndërtesa, por nuk ia arritën qëllimit pasi gjithë kompleksi ishte ndërtuar me material të fortë.

Shumica prej tyre nuk janë gjykuar, kurse qeveria japoneze kurrë nuk ka kërkuar falje për krimet e “Njësisë 731”, dhe as që u ka lejuar familjeve të viktimave të identifikojnë më të dashurit e tyre.

Pa gjykim dhe pa pasoja

Shumica e shkencëtarëve dhe ushtarëve japonezë, që kanë marrë pjesë në zbatimin e eksperimenteve nuk u dënuan. Vetëm 12 prej tyre janë dënuar nga sovjetikët me nga 25 vite punë të rëndë fizike në llogore të Siberisë.

Falë dokumentacioneve që i kanë mbledhur në kompleksin e “Njësisë 731” sovjetët pas luftës në Sverdlovsk kanë ndërtuar një fabrikë për prodhimin e armëve biologjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat