Urdhërohet nga gjykatësja t’i blejë libra feministe adoleshentes të cilën e kishte abuzuar seksualisht

Evropë

Urdhërohet nga gjykatësja t’i blejë libra feministe adoleshentes të cilën e kishte abuzuar seksualisht

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 18:40
Ilustrim

Një gjykatë në Romë e ka urdhëruar një burrë, i cili është dënuar se e kishte paguar një vajzë të mitur për të bërë seks, që të blejë një listë me libra dhe filma për të.

Përveç dënimit me dy vite burg, 35-vjeçari i pamartuar është urdhëruar t’i blejë viktimës së vet 15-vjeçare romane të shkuara nga Virginia Woolf, poema të Emily Dickinson dhe ditarin e Anne Frank, si dhe dy filma për femizëm.

Vendimi i gjykatëses Paola Di Nicola vjen pas një hetimi trevjeçar ndaj një zinxhiri pedofilik në Romë, në të cilin kanë qenë viktima edhe dy vajza të moshës 14 dhe 15-vjeçare.Ndërkohë, lideri i grupit të pedofilëve është gjykuar në vitin 2014 dhe dënuar me nëntë vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat