Nga eksplodimi në Budapest – dy policë të plagosur

Evropë

Nga eksplodimi në Budapest – dy policë të plagosur

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 07:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) -  Dy oficerë të policisë janë plagosur nga një eksplodim i fuqishëm në qendër të kryeqytetit Budapest në Hungari.

Policia tha sot se ky nga ky eksplodim, që ka ndodhur mbrëmë vonë, janë plagosur dy policë, që ishin duke patrulluar në këmbë.

Kjo hapësirë është bllokuar dhe policia po zhvillohen hetime për këtë shpërthim.

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Budapestit

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Budapestit, kryeqytetit të Hungarisë.

Raportet e para flasin për dy të lënduar pas një shpërthimi ende të paqartë, për të cilin hetimet ende janë duke vazhduar. 

Raportimet e para nga media të huaja flasin për disa të plagosur, por nuk dihet nëse ka viktima.

Shkaqet e shpërthimit janë të paqarta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat