Franca arreston dy adoleshente – kishin lidhje me ISIS

Evropë

Franca arreston dy adoleshente – kishin lidhje me ISIS

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 16:34
ISIS

Policia franceze ka arrestuar dy vajza adoleshente të cilat ishin nga qyteti i Nice. Ato dyshohet se kishin lidhje me terroristin e ISIS, i njohur si Kassim – që dyshohet se ishte pjesë e sulmeve të 13 nëntorit në Paris, ka thënë zyra e prokurorisë në Paris.

Vajzat e moshës 17 dhe 19 vjeçare, kishin përdorur telegrame sistem të koduar për të komunikuar me njërin nga terroristët e dyshuar për sulmet në Paris, i njohur si Kassim.

Dy adoleshentet pranuan se kanë pasur informacione në lidhje me sulmin në Paris që ndodhi më 13 nëntor, shkruan Reuters.

Të paktën katër të rinj të tjerë, të gjithë të dyshuar se kanë bërë komplote për të vrarë në emër të Shtetit Islamik, u arrestuan 10 ditë para fillimit të muajit shtator nga Drejtoria e Përgjithshme për Siguri, një agjenci inteligjente e Francës.

Të gjithë të arrestuarit kishin pasur kontakte me të njohurin Kassim, i cili aktualisht ndodhet në një rajon sirian-irakian, sipas policisë dhe burimeve gjyqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat