Sulm vdekjeprurës kundër ushtrisë në Turqi

Evropë

Sulm vdekjeprurës kundër ushtrisë në Turqi

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 12:25
Turqi - foto arkivi

Një shpërthim ka goditur një autobus të ushtrisë në juglindje të Turqisë, duke vrarë së paku dy ushtarë dhe plagosur tetë të tjerë.

Shpërthimi ka ndodhur në rrugën midis qyteteve Derik dhe Kiziltepe, në rajonin e banuar me shumicë kurde.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por autoritetet turke kanë fajësuar Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, një grup i jashtëligjshëm që ka kryer sulme të ngjashme në të kaluarën.

Mbi 40,000 njerëz janë vrarë prejse Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka nisur kryengritjen e saj për autonominë e kurdëve në Turqi, në vitin 1984.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat