Sulm në Francë, dy të plagosur pranë një supermarketi

Evropë

Sulm në Francë, dy të plagosur pranë një supermarketi

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 15:36
France

(E plotësuar) - Dy persona janë në gjendje kritike për jetën pasi një burrë hapi zjarr në afërsi të një supermaketi në perëndim të Parisit, në një qytet të vogël të quajtur Port-Marly.

Policia ka rrethuar ndërtesën ku fshihet autori i dyshuar i sulmit. Të plagosurit janë një burrë 73 vjeç dhe një grua 57 vjeçe.

Autori ka hapur zjarr me një armë të tipi “Shotgun” rreth orës 12:30 dhe më pas është fshehur në një ndërtesë pranë vendit ku kreu sulmin.

Sipas policisë lokale, ai është person me të kaluar të dhunshme.

Të shtëna në një dyqan në Paris

Sipas agjencisë së lajmeve “Xinhua News” në rrjetin social Twitter, kanë raportuar se disa të shtëna kanë ndodhur në një dyqan në vend në Paris

Sipas tyre, policia franceze thotë se disa persona janë plagosur, mirëpo ende nuk dihet numri i saktë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat