Sot publikohet raporti i përkohshëm i hetimeve për MH17

Evropë

Sot publikohet raporti i përkohshëm i hetimeve për MH17

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 10:31
Ilustrim

Ekip ndërkombëtar për hetimin e rrëzimit të avionit të pasagjerevë të Malaysia Airlines në Ukrainë, pritet që sot të nxjerrë raportin e përkohshëm.

Ekipi i përbashkët hetues, do t’i shpalosë të gjeturat e hetimit në një konferencë për media në Holandë.

Këto të gjetura pritet që të tregojnë se fluturimi MH17 është rrëuar nga një raketë ruse e tipit Buk, që është lëshuar nga zona e kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.

MH17 është rrëzuar më 17 korrik të vitit 2014, teksa po udhëtonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur. 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur.

Në një raprot të publikuar më herët nga Bordi për Siguri i Holandës ka ardh në përfundim se MH17 është rrëzuar nga një raketë Buk, që është lëshuar nga territori i kontrolluar nga separatistët.

Moska ka mohuar këto të gjetura duke ofruar të dhëna të tjera, të cilat sugjerojnë se nuk kanë qenë separatistët ata që kanë rrëzuar avionin.

Para dy ditësh Moska prezantoi disa imazhe të radarit, që pretendojnë se avioni është rrëzuar nga një raketë që është lëshuar nga zonat e kontrolluara nga trupat ukrainase në lindje të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat