Papa Françesku: Ata që po e bombardojnë Alepon do të gjykohen nga Zoti

Evropë

Papa Françesku: Ata që po e bombardojnë Alepon do të gjykohen nga Zoti

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 12:42
Papa Françesku

Papa Françesku i ka bërë thirrje forcave ushtarake që t’i ndalin bombardimet ndaj civilëve në qytetin sirian, Alepo, duke i paralajmëruar se do të përballen me gjykimin e Zotit për këtë gjë.
Duke folur sot para dhjetëra mijëra njerëzve në sheshin e St. Peters, Papa e quajti Alepon “ky qytet martir, ku çdokush po vdes – fëmijë, të moshuar, të sëmurët, të rinjtë.

Ai nuk përmendi emrat e atyre që po e bombardojnë Alepon, por grupet mbikëqyrëse thonë se qeveria siriane dhe përkrahësit e saj rusë i kanë rritur sulmet ajrore ndaj pjesëve që kontrollohen nga rebelët në veri të qytetit që nga përfundimi i armëpushimit javën e kaluar.

“Ky është një obligim i domosdoshëm dhe urgjent: i bëj thirrje ndërgjegjes së atyre që janë përgjegjës për bombardimet, të cilët një ditë do të duhet të japin llogari para zotit,” tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat