Gazetari portugez “kap mat” kryebashkiaken e Romës

Evropë

Gazetari portugez “kap mat” kryebashkiaken e Romës

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 15:53
Virxhinia Raxhi

Dy foto të kryetares së Bashkisë së Romës kanë ndezur hamendësimet në rrjetet sociale. Virxhinia Raxhi, kryebashkiakja e dalë nga zgjedhjet vendore të disa javëve më parë është fotografuar në tarracën e institucionit që drejton.

Fotoja është shkrepur rastësisht nga një gazetar portugez, Frederico De Carvalho, i cili ndodhet në Itali për pushime.

Raxhi shfaqet e ulur ndërsa bisedon me një burrë, i cili qëndron në këmbë. Menjëherë pas publikimit të fotos, me qindra komentues kanë ngritur pyetjen: Cila është tema e bisedës që bëhet në tarracën e institucionit?

Virxhinia Raxhi, 38 vjeçe, vjen nga radhës e Lëvizjes 5 Yjet. Ajo u zgjodh kryetare e Bashkisë së Romës në korrik të këtij viti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat