Dyshimet mbi “Deutsche Bank” trondisin sektorin bankar evropian

Evropë

Dyshimet mbi “Deutsche Bank” trondisin sektorin bankar evropian

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 22:27
Ilustrim

Dyshimet mbi shëndetin e dobët të “Deutsche Bank” rikthejnë shqetësimet për sa i përket sektorit bankar evropian, që po përballet me një mjedis ende shumë të ashpër.

“Deutsche Bank është banka e katërt më sistematike në botë. Kur fillojmë të kemi shqetësime mbi një institut të këtyre përmasave, është normale që e gjithë bota të preket”, shpjegon Jérôme Legras, drejtor i kërkimit në kompaninë menaxhuese “Axiom AI”.

Vëmendja është përqëndruar prej disa ditësh mbi institucionin e madh gjerman, nën kërcënimin e një gjobe prej 14 miliardë dollarësh në SHBA për një dosje të lidhur me krizën e “subprime”.

Nga ana tjetër shumë analist ngrenë pyetjen nëse duhet bërë një paralele me një bankë tjetër të madhe, “Lehman Brothers”, falimentimi i së cilës në vitin 2008 futi financën botërore në kaos.

Por, nëse veprimi amerikan luajti një rol iniciuesi në nënrrjetet këtë javë, është kryesisht mjedisi që këto banka operojnë aktualisht, që ngjall shqetësimin e investitorëve. Duke filluar nga noramt e ulëta të vazhueshme, që bllokojnë marzhet e institucioneve dhe ulin përfitimet.

Një fenomen ky i inkurajuar nga bankat e mëdha qendrore, që nxisin bakat të japin më shumë hua tek klinetët e tyre. Për këtë, bankat qendrore janë zotuar se do t’i paguajnë këto institucione kur ato të depozitojnë para në arkat e tyre më shumë se sa t’i injektojnë në ekonominë reale.

Pra bankat janë të detyruara të rishikojnë modelin e tyre të biznesit dhe të kërkojnë burime të ardhurash, duke diversifikuar aktivitetin e tyre dhe duke u përpjekur të hyjnë në rajone deri tani jo shumë prioritare, si Azia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat