Spanjë, 77 të plagosur nga rrjedhja e gazit. 4 në gjendje të rëndë

Evropë

Spanjë, 77 të plagosur nga rrjedhja e gazit. 4 në gjendje të rëndë

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 19:02
Foto nga vendi ngjarjes

Të paktën 77 persona u plagosën, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një shpërthimi të shkaktuar nga një rrjedhje gazi në qytetin e Malagës, në jug të Spanjës.

Ngjarja ndodhi në një kafene në qytezën e Velez-Malaga, gjatë një feste lokale që tërheq një numër të madh turistësh. 

Imazhe dhe pamje nga vendi i ngjarjes treguan dëmet e mëdha të shkaktuara në lokalin “La Bohemia”, e gjithashtu rrënojat e shpërndara në rrugë.

Gazeta lokale “La Opinion” bëri të ditur se personeli i kafenesë kishte ngritur alarmin disa momente para shpërthimit.

Ajo tha gjithashtu se automjetet e policisë kishin ndihmuar në transportimin e të plagosurve në spital, pasi ambulancat u mbushën me viktima. 

Kryebashkiku i qytetit, Antonio Moreno Ferrer deklaroi për gazetarët se, shkaku i shpërthimit mund të ketë qenë një rrjedhje gazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat