E pabesueshme sa fëmijë kanë vdekur në Mesdhe vetëm këtë vit

Evropë

E pabesueshme sa fëmijë kanë vdekur në Mesdhe vetëm këtë vit

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 11:48
Ilustrim

Të paktën 600 fëmijë kanë vdekur këtë vit duke tentuar që ta kalojnë detin Mesdhe në përpjekje për t’i ikur luftës, varfërisë dhe përndjekjes, njofton organizata “Save the Children”.

Të dhënat e Komisionarit të Lartë të për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, tregojnë se dy fëmijë në ditë kanë vdekur apo janë zhdukur në mesin e 1 janarit dhe 26 shtatorit 2016.

Këto të dhëna janë publikuar nga “Save the Children” për të rastësisë me përvjetorin e tretë të përmbytjes së anijes në Mesdhe, në të cilën më shumë se 300 persona u vranë duke tentuar që të arrinin në breg të Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat