Protestuesit të zemëruar me Kancelaren: Merkel ik! Tradhtare e popullit!

Evropë

Protestuesit të zemëruar me Kancelaren: Merkel ik! Tradhtare e popullit!

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 09:03
Protesta në Dresden

Disa qindra protestues të zemëruar u përballën sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel jashtë kishës madhështore të Frauenkirches dje në mëngjes në Dresden duke e vendosur udhëheqësen më të fuqishme të Evropës përballë me kritikat e politikave të saj të migracionit, në 26-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë.

Merkel mbërriti në Dresden për të festuar ditën e Bashkimit gjerman, festa kombëtare që shënon bashkimin zyrtar, në vitin 1990, të Gjermanisë Perëndimore dhe me ish- Gjermaninë Lindore komuniste, pas rënies së Murit të Berlinit.

Por, hyrja për në kishë e  kancelares gjermane, Merkel, presidentit gjerman, Joachim Gauck si dhe ministrit të Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere u shoqërua nga protestuesit me bilbila dhe me brohoritje  “Merkel ik! Tradhtare e popullit!  

Barrikada metalike u vendosën përgjatë perimetrit “Merkel ik!” dhe “Tradhtare e popullit!”.të sheshit duke ndarë protestuesit e zemëruar nga qindra policë.

Protestuesit nuk ishin dakord me politikën e kancelares për çështjen e refugjatëve.

Dresden, kryeqyteti i shtetit lindor të Saksonisë, është një nga disa qytete të ish- Gjermanisë Lindore komuniste, ku protestat paqësore ndihmuan në rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989.

Qyteti është gjithashtu shtëpia e lëvizjes anti-islamike PEGIDA, ku protestat e përjavshme kundër politikave të migrimit të Merkelit kanë tërhequr mbi 20 000 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat