Shpallet i pafajshëm 53 vjeçari që akuzohej për vrasjen e deputetes britaneze

Evropë

Shpallet i pafajshëm 53 vjeçari që akuzohej për vrasjen e deputetes britaneze

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 13:43
Protesta në mbrojtje të deputetes britaneze

Personi i akuzuar për vrasjen e deputetes Britaneze, Jo Cox një javë para referendumit të Qershorit për antarësim në BE nuk pranoi të përgjigjet kur u pyet nëse ai ishte fajtor gjatë seancës së të martes dhe gjykata e ka shfajësuar atë nga të gjjitha akuzat.

Thomas Mair, 53 vjeç, është akuzuar për vrasjen dhe therjen e Cox, e cila ka qenë anëtare e parlamentit në Partinë e Punës në opozitë, pasi që ajo arriti për  takim me banorë në qytetin verior anglez të Birstallit, pjesë e rrethit të saj zgjedhor.

Vrasja e tronditi, mbarë vendin dhe çoi në pezullimin e fushatës së referendumit për disa ditë. Cox ka qenë pro fushatës që Britania e madhe të mbetet në BE, raporton Reuters. Po ashtu edhe një burrë 77 vjeçar i cili u përpoq për të ndihmuar Cox, u godit me thikë poashtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat