Hapet rruga për liberalizim të vizave për Gjeorgjinë

Evropë

Hapet rruga për liberalizim të vizave për Gjeorgjinë

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 11:11
Ilustrim

Ambasadorët e Bashkimit Evropianë sot e kanë hapur rrugën për negociata ndërmjet Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave për Gjeorgjinë.

Përfundimisht, pëlqimin e vet e ka dhënë edhe Gjermania, e cila më parë kishte rezistuar të pajtohej për shkak të rritjes së krimeve të shtetasve të Gjeorgjisë, që janë kryer në Gjermani.

Negociatat për aspekte të ndryshme të të ashtuquajturit “mekanizëm të suspendimit” mund të zgjasin disa javë.

Pritet që Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, do ta japin pëlqimin e tyre final për udhëtim pa viza të shtetasve të Gjeorgjisë në BE, më vonë këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat