Në Bullgari fillon me punë shërbimi i ri kufitar i BE-së

Evropë

Në Bullgari fillon me punë shërbimi i ri kufitar i BE-së

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 09:28
Ilustrim

Shërbimi i ri kufitar i Bashkimit Evropian, i cili do ta zëvendësojë  Agjencinë e deritanishme për kontroll të kufijve të jashtëm – Fronteks, sot zyrtarisht do të fillojë me punë në Bullgari.

Ashtu siç kumtoi Komisioni Evropian fillimin zyrtar të punës së shërbimit të ri kufitar do ta emërojë eurokomisari për Punë të brendshme Dimitris Avramopulos.

Sipas paralajmërimeve nga Brukseli, anëtarët e shërbimit të ri do të sistemohen në kufirin bullgar drejt Turqisë, përmes së cilës kalojnë kanalet kryesore për hyrje ilegale të migrantëve në BE.

Detyra kryesore e shërbimit do të sigurohet në kufijtë e jashtëm të BE-së në kushte të situatës jostabile lidhur me sigurinë dhe migrimin”, kumtoi Eurokomisari.

Procesi i formimit të shërbimit ka zgjatur  rreth nëntë muaj nga propozimi për themelimin e saj nga Parlamenti Evropian dhe nga Këshilli i BE-së.

Shërbimi kufitar do të kryejë vlerësim të përhershëm të vendeve të dobëta  në kufijtë e jashtëm  dhe do të disponojë me kontingjent të përhershëm  prej 1.500 kufitarë evropian, të përgatitur për reagim të shpejtë.

Anëtarët e shërbimit do të marrin pjesë edhe në operacione për ekstradim të migrantëve, të cilët në mënyrë joligjore kanë hyrë në BE, si dhe të huajt, të cilët pa leje qëndrojnë në Union.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat