Parlamenti polak hedh poshtë ligjin kundër abortit

Evropë

Parlamenti polak hedh poshtë ligjin kundër abortit

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 12:28
Ilustrim

Deputetët e Parlamentit të Polonisë kanë votuar sot me shumicë për ta refuzuar një projektligj kontrovers të qytetarëve për ndalimin e abortit.

Polonia veçse i ka ligjet më të ashpra kundër abortit në Evropë, me abortin që lejohet vetëm në raste të rralla.

Në Poloni aborti lejohet vetëm në rast përdhunimi, incesti, apo kur jeta e nënës është në rrezik, apo kur fetusi është shumë i dëmtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat