Mogherini: BE-ja duhet të rrisë buxhetin e mbrojtjes, siguria e Evropës është e rëndësishme

Evropë

Mogherini: BE-ja duhet të rrisë buxhetin e mbrojtjes, siguria e Evropës është e rëndësishme

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 18:32
Frederica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini tha sot se BE-ja duhet të investojë më shumë në mbrojtje për të rritur sigurinë, duke theksuar se këto plane nuk minojnë NATO.

“BE-ja duhet të përdorë të gjitha burimet për bashkëpunim të mbrojtjes”, tha Mogherini gjatë një vizite në Bukuresht.

Ajo shtoi se vendet e BE-së duhet të ndajnë mjete më pak se gjysma e SHBA-së për një mbrojtje që të jetë shumë më efektive.

Mogherini ka mohuar plane për të krijuar një ushtri evropiane, duke thënë se ajo kishte folur tashmë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Zyrtarët evropianë në dy muajt e ardhshëm do të diskutojnë për mënyrën e përmirësimit të sigurisë, e cila do të përdorët për sigurinë e Evropës, si dhe forcimin e NATO-s, përfundoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat