Diplomatët e Turqisë kërkojnë azil në Gjermani

Evropë

Diplomatët e Turqisë kërkojnë azil në Gjermani

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 11:43
Ilustrim

Të paktën tre diplomatë nga Turqia kanë kërkuar azil në qeverinë gjermane pas tentativës për grusht shtet më 15 korrik në Turqi.

Sipas informacioneve që i publikuan disa media gjermane, midis atyre që kanë kërkuar azil është edhe atasheu ushtarak në Ambasadën Turke në Berlin, nënkoloneli Ajhan Dagli, i cili pas tentativës për puç është zhdukur së bashku me bashkëshorten e tij.

Kërkesë për azil kanë parashtruar pasi që autoritetet turke e hoqën validitetin e qindra pasaportave diplomatike në tentativë që të izolojnë diplomatët e dyshuar për lidhje me krahun ushtarak të armatës turke e cila tentoi që të ndërmarrë pushtetin në Turqi.

 Ankaraja i ka shpallur si të pavlefshme pasaportat e tetë diplomatëve të saj në Gjermani, ndërsa bartësit i ka ngarkuar me dyshimin për lidhje me organizatën e Fetullah Gjulenit të cilin Erdogani e konsideron si organizator për tentativën për grushtin e shtetit.

Mediat gjermane citojnë burime qeveritare të cilat nuk përjashtojnë që numri i kërkuesve të azilit midisi diplomatëve të Turqisë në Gjermani mund të jetë edhe më i madh nga tre të cilat deri tani janë konfirmuar.

Sipas Agjencisë Federale për Emigracion dhe Refugjatë, diplomatëve të Turqisë ende nuk i është dhënë përgjigje nëse do të marrin azil, sepse për vendimin do të nevojitet një periudhë më e gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat