Greqi: Fëmijët refugjatë nuk i duan në shkolla

Evropë

Greqi: Fëmijët refugjatë nuk i duan në shkolla

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 16:55
Ilustrim

Një grup i vogël demonstruesish kanë bllokuar hyrjen në njërën nga shkollat fillore në afërsi të Solunit ku fëmijët nga kampi i refugjatëve duhet të fillojnë mësimin.

Kjo ka ndodhur rreth 35 kilometra nga Soluni ndërsa për të shpërndarë është dashur edhe intervenimi i Policisë.

Policisë i është dashur që t’i përcjell 30 fëmijë refugjatë për të cilët ishte dita e parë e shkollës pasi që grupi prej 20 vetash e kishin bllokuar hyrjen e shkollës.

Fëmijët janë dërguar në shkollë pa incidente, transmeton Asociated Press, duke shtuar se nuk ka informata nëse në vende tjera janë mbajtur protesta të ngjashme.

Më shumë se 60 mijë refugjatë janë bllokuar në Greqi për shkak të mbylljes së kufijve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat