Brukseli i shqetësuar me lirinë e medias në Hungari

Evropë

Brukseli i shqetësuar me lirinë e medias në Hungari

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 17:37
ilustrim

Komisioni Evropian është shprehur “mjaft i shqetësuar” nga situata e krijuar në lidhje me të përditshmen kryesore opozitare hungareze pas pezullimit të aktivitetit, duke ngritur shqetësime serioze në respektimin e lirisë së medias në Hungari.

E themeluar 60 vite më parë, Nepszabadsag, emërtimi i së cilës nënkupton “Popullin e lirë” është gazeta më e shitur në shtypin hungarez dhe një kritikë e ashpër e kryeministrit dhe e politikës së tij anti-imigracion.

Pronari i grupit mediatik “Mediaworks” pas njoftimit për pezullimin e aktivitetit të gazetës për arsye ekonomike, bëri të ditur dje se ky biznes do të dilte në shitje.

“Jemi mjaft të shqetësuar”, bëri të ditur për median zëdhënësi i ekzekutivit evropian, Margaritis Schinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat