Rihapet stacioni i trenit në Gjermani, policia nuk gjen bombë

Evropë

Rihapet stacioni i trenit në Gjermani, policia nuk gjen bombë

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 14:09
Ilustrim

Policia federale e Gjermanisë e ka rihapur stacionin e trenit në qytetin Rastatt në jugperëndim të Gjermanisë, pasi që nuk gjeti asgjë të dyshimtë pas kërcënimit me bombë.

Policia e evakuoi dhe e rrethoi stacionin e trenit mëngjesin e sotëm, pasi që pranoi një kërcënim për bombë rreth orës 9.15.  

Gjermania është e alarmuar, pasi dje u arrestua një refugjat sirian, pas dy ditësh ndjekje nën dyshimin se po planifikonte sulm islamik me bombë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat