Aleati i Putinit emërohet konsul nderi i Serbisë në Rusi

Evropë

Aleati i Putinit emërohet konsul nderi i Serbisë në Rusi

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 20:26
Gennady Timchenko

Serbia ka emëruar Gennady Timchenko, një miliarder që është aleat i presidentit rus Vladimir Putin, si konsul nderi në Shën Petersburg.

Timochenko është shfaqur përkrahë presidentit serb, Tomisllav Nikoliq, në hapjen e konsulatës së nderit në Rusi.

“Do të jetë kënaqësia ime që të ndihmojë Rusinë dhe Serbinë që të gjejnë fusha për bashkëpunim”, ka thënë Timchenko gjatë ceremonisë hapëse të kësaj konsulate.

Statusi i konsulit të nderit është më shumë post ceremonial dhe nuk ka imunitet diplomatik.

Timchenko është në listën e personave ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione, për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat