Gjermania zgjat pjesëmarrjen ushtarake në koalicionin anti-ISIS

Evropë

Gjermania zgjat pjesëmarrjen ushtarake në koalicionin anti-ISIS

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 21:50
Ilustrim

Qeveria gjermane njoftoi sot se kërkon të zgjasë deri në fund të vitit 2017 pjesëmarrjen e saj në koalicionin kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) me dërgimin e kontigjentit ushtarak me avionët e monitorimit të NATO-s AWACS për të luftuar kundër organizatës xhihadiste.

“Teksti garanton dislokimin e rreth 1 200 ushtarëve gjermanë duke i hapur rrugën për një zgjerimit të ndërhyrjes së Bundeswehrit në luftimet kundër ISIS-it e miratuar në këshillin e  ministrave”, bën të ditur në një deklaratë qeveria e Angela Merkel.

E miratuar nga ligjvënësit gjermanë në dhjetorin e 2015 pas sulmeve të nëntorit në Paris, mandati aktual i Bundeswehrit do të përfundojë më 31 dhjetor dhe për këtë arsye do të zgjatet edhe një vit”, njoftoi deklarata. Dhoma e Ulët e Parlamentit pritet të miratojë tekstin, transmeton atsh.

“Ndër të tjera, ushtarë të Bundeswehrit do të marrin pjesë në ekipet ndërkombëtare në strukturën e avionëve AWACS të NATO-s për misione zbulimi mbi hapësirën e Sirisë”, vijon deklarata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat