Sarkozy: Refuzoj të besoj se Orban nuk është demokrat

Evropë

Sarkozy: Refuzoj të besoj se Orban nuk është demokrat

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 23:51
Nicolas Sarkozy

Ish-presidenti francez dhe kandidati për parapraket e së djathtës, Nicolas Sarkozy refuzoi të marrë në konsideratë se kryeministri hungarez, Viktor Orban “nuk është një demokrat”, në një intervistë të publikuar sot në gazetën spanjolle.

Sarkozy u shpreh në lidhje me referendumin se “si mund të them se Orban nuk është një demokrat? Ai organizoi një referendum, votimi nuk mori më shumë se 50 përqind e pjesëmarrjes”.Ky interpretim i reagimit të Viktor Orban pas dështimit të referendumit të 2 tetorit mbi emigrantët është një çështje që ngre shumë diskutime.

Në fakt kryeministri hungarez e konsideroi rezultatin si një fitore, duke nënvizuar një përqindje të paparashikueshme të “jo” në mesin e votuesve.   Ai tha gjithashtu se parashikon të ndryshojë Kushtetutën për “të përmbushur vullnetin e popullit”.

“Hungaria vendosi të shprehë qartësisht, një herë e përgjithmonë atë që hungarezët besojnë në të vërtetë në lidhje me migracionin masiv”, tha ai në Parlament pas procesit të votimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat