’Nuk jemi krahinë turke’ Rumania padit Turqinë për xhaminë në Bukuresht

Evropë

’Nuk jemi krahinë turke’ Rumania padit Turqinë për xhaminë në Bukuresht

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 13:12
Ilustrim

Një marrëveshje për një "shkëmbim të ndërsjellë”, sipas të cilës Rumania do të ndërtojë një kishë të re ortodokse në Stamboll, ndërsa Turqia do të ndërtojë xhaminë në Bukuresht, është bërë një shkak për shkëndijë tensionesh midis dy vendeve. Po tashmë Rumania ka paditur zyrtarisht Turqinë  për t’i dhënë fund ndërtimit të kësaj xhamie në Bukuresht, duke deklaruar hapur se "Rumania nuk është një krahinë turke."

 Në korrik të vitit 2015, Kryeministri, Victor Ponta, ka zbuluar se qeveria rumune  kishte braktisur projektin e kishës në Stamboll, sepse ajo nuk ishte e lejuar sipas ligjit turk." Ponta ka miratuar projektin e xhamisë së Bukureshtit gjithsesi, duke thënë se ishte një simbol multikulturor i pranimit të komunitetit mysliman të Rumanisë.

Vendimi i Pontës për të miratuar xhaminë, e cila do të imitojnë arkitekturën osmane të epokës, u prit me zemërim nga vendi i cili ka qënë nën sundimin otoman turk për gati pesë shekuj deri në vitin 1877.

"Ky plan nuk ka të bëjë adhurim, ai ka të bëjë me ‘shënimin e territorit tonë’ me anë të një monumenti" - tha Ozgur Kazim Kivanc, një aktiviste e cila kundërshton ndërtimin e xhamisë Erdoganit në Bukuresht.

"Kur Islami hyn në një vend, ai konvertohet me patjetër  në mysliman. Spanja, për shembull, është tokë islame dhe po është edhe Evropa Lindore: Rumania, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Kosova dhe Bosnja ... "- tha Omar Bakri Muhamed, një klerik i shquar sunit islamik.

Kundërshtarët e kësaj mega-xhamie turke në kryeqytetin e Rumanisë, kanë ngritur një padi kundër qeverisë në një përpjekje për të ndalur projektin. Gjykata pritet të fillojë seancën e parë më 14 tetor.

Padia kërkon të anulojë vendim e 15 qershorit për ndërtimin e asaj që mund të bëhet xhamia më e madhe në Evropën Lindore, e dyta pas 'Xhamisë Blu' në Stamboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat