Koalicioni shqiptar merr vetëm një deputet, Milo Gjukanovic ka nevojë për ish partnerët e SDP dhe minoritarët

Evropë

Koalicioni shqiptar merr vetëm një deputet, Milo Gjukanovic ka nevojë për ish partnerët e SDP dhe minoritarët

Nga: Fitim Dika Më: 16 tetor 2016 Në ora: 18:03
Milo Gjukanoviq

(E plotësuar) -   Kur ka përfunduar thuajse gjithë numërimi i votave në Malin e Zi, mediat malazeze si Vijesti dhe Onogost, kanë pranuar se partitë minoritare do vendosin për të ardhmen e Malit të Zi.

Kjo pasi as partitë opozitare dhe as partia e Milo Gjukanovicit (DPS) nuk mund të formojnë të vetme qeverinë. Atyre ju nevojitet ndihma e partisë boshnjake, koalicionit “Shqiptarët e vendosur” dhe partia kroate që sëbashku kanë marrë katër deputetë, shkruan botasot.info.

Qeveria e ardhshme e Malit të Zi do vendos për të ardhmen euro-atlantike të vendit.

Gjukanovic ka nevoje patjeter per SDP dhe minoritarët se në fund ka humbur edhe një deputet. Në momentin kur janë numëruar gati 100 përqind të votave në Malin e Zi, Komisioni Shtetëror Zgjedhor në këtë vend (CEM) njofton se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e kryeministrit Milo Gjukanovic ka fituar 35 deputetë (41.1 përqind të votave), Fronti Demokratik i rusofilëve 18 deputetë (20.60 përqind), “Aleanca Çelësi” ku garon edhe shqiptari Dritan Abazovic që është pro-BE dhe kundër NATO-s ka fituar nëntë mandate (10.70 përqind), shkruan media malazeze vijesti.me. Partitë tjera janë si vijon: Demokratët 9 deputetë, SDP- 4 deputetë, boshnjakët të bashkuar kanë arritur të fitojnë dy mandate, Socialdemokratët 2 mandate, ndërsa koalicioni shqiptar “Shqiptarët e vendosur” kanë fituar vetëm 0.9 përqind të votave ose vetëm një deputet, po aq sa kroatët.

DPS 41,10% - 35 ulëse në parlament

DF 20,60% - 18 ulëse në parlament

Çelësi 10,70% - 9 ulëse në parlament

Demokratët 10,50% - 9 ulëse në parlament

SDP 5,40% - 4 ulëse në parlament

Boshnjakët - 3,30% - 2 ulëse në parlament

Socijaldemokratët - 3,20% - 2 ulëse në parlament

Shqiptarët e vendosur - 0,90% - 1 ulëse në parlament

HGI 0,50% - 1 ulëse në parlament

Image

Parlamenti i Malit të Zi ka 81 deputetë dhe qeveria e ardhshme mund të krijohet me 41 deputetë. Por kësaj here Milo Gjukanovicit (54) i mungojnë edhe sëpaku pesë deputetë. Ai duhet të bindë të frustruarit e SDP, që janë larguar nga koalicioni në fillim të vitit për shkak të akuzave për korrupcion dhe të bindë njërën nga partitë minoritare të boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve.

Pavarësisht vështirësive për një koalicion “euro-atlantik” me në krye kryeministrit 54 vjeçar, pala tjetër e ka shumë herë më të vështirë formimin e një qeverie. Ajo që ia vlen të theksohet është se po të bashkoheshin të gjithë shqiptarët do mund të arrinin të fitonin pesë ulëse në parlament, ku tashmë do ishin vendimtarë në formimin e qeverisë.

Image

Gjukanoviq shpall fitoren - siguron 43 deputetë bashkë me partnerët

Kryeministri malazias, Millo Gjukanoviq, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e mbajtura sot në Malin e Zi.

Gjukanoviq ka siguruar 43 deputetë, bashkë me partnerët e partisë së tij DPS.

Fitoren DPS e ka shpallur para pak minutash, teksa një zyrtar ka thënë se kjo parti do të udhëheqë edhe për një mandat me Malin e Zi.

Parlamenti i Malit të Zi ka 81 ulëse dhe për të krijuar qeverinë duhet minimumi prej 41 ulëseve. 

Gjukanoviqi prin në zgjedhjet e Malit të Zi e jo koalicioni prorus

Partia Demokratike Socialiste e Milo Gjukanoviqit po udhëheq në votimet në Mal të Zi.

Nga qendra CEMI, thuhet se nga numërimi i 30.1 për qind të votave, partia e Gjukanoviqit ka 41.2 për qind të votave në total.

Fronti Demokratik ka 21.8 për qind, ndërsa Koalicioni i Madh Çelësi ka 10.8 për qind të votive.

Pra, sipas vlerësimeve, po del të humbasë koalicioni prorus.

Në zgjedhjet e sotme parlamentare të Malit të Zi kanë marrë pjesë 73.2 për qind e votuesve.

Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë tri parti shqiptare, por ende nuk dihet votat që kanë fituar.

Përfundon votimi në Mal të Zi – garuan tri koalicione shqiptare

Në Mal të Zi ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare, ku deri në orët e pasdites pjesëmarrja ishte mbi 50%.

Partitë kryesore pretendente janë Partia Demokratike Socialiste e Milo Gjukanovicit e cila këtë radhë doli e vetme në zgjedhje pa partnere dhe Celsi, e cila u bashkua me 4 parti në koalicion ndër to edhe një shqiptare.

Image

Por faktori politik shqiptar në vend vijon të jetë i përçarë. Në këto zgjedhje partitë shqiptare kanë dalë para votuesve me tre koalicione të ndryshme që janë: Lista e “Shqiptareve te Vendosur “qe ka ne koalicion tre parti shqiptare , “Koalicioni Shqiptare me një Qëllim” që ka në koalicion katër parti shqiptare dhe ‘Lidhja Demokratike”.

Nëse do ishin përfaqësuar me një listë të vetme, atëherë shqiptaret do të arrinin të kishin 5 deputetë në parlamentin malazez.

Shqiptarët në Mal të Zi përbëjnë rreth 7% të popullsisë, por për përfaqësuesit e dy grupimeve të ndryshme të partive, faji i përçarjes nuk qëndron tek partitë e tyre.

Zgjedhjet në Mal të Zi: 61.2% pjesëmarrje, 66 kallëzime penale

Në zgjedhjet që po mbahen në Mal të Zi deri në orën 17:15 kanë votuar 61.2 për qind të malaziasve me të drejtë vote, raporton TV Vijesti, duke u bazuar në të dhënat nga Qendra për Monitorim dhe Hulumtim.

Në të njëjtën kohë, njoftohet se deri më tani janë identifikuar 66 raste që në forma të ndryshme kanë thyer ligjin për zgjedhjet deri më tani.

“Mbi 70 për qind e veprave të raportuara dyshohen për vepra penale në lidhje me dyshimin për shkelje të lirisë së zgjedhjes në votim, si dhe parandalimin e vëzhguesve të votimit”.

Sot po mbahen zgjedhjet parlamentaren Mal të Zi, të dhjetat që nga futja e sistemit shumë-partiak, dhe të katërtat pas pavarësisë. Në të njëjtën kohë me zgjedhjet parlamentare, ka edhe zgjedhje lokale në Budva, Kotor, Guci dhe Andrijevica.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00, dhe do të mbyllet në 20:00.

Ndërsa pjesëmarrja sipas rajoneve deri në këto momente është: Podgorica 64%, Pjesëmarrja në jug të shtetit është 55.1%, ndërsa në veri 59.6%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat