Tsipras rikonfirmohet kryetar i SYRIZA

Evropë

Tsipras rikonfirmohet kryetar i SYRIZA

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 19:31
Alexis Tsipras

Partia SYRIZA në Greqi ka mbyllur kongresin e saj me zgjedhjet për kryetar të partisë.

Alexis Tsipras është rikonfirmuar sërish si kryetar i SYRIZA-s duke marrë 92.39% të votave brenda partisë së tij.

Tsipras, që është edhe Kryeministër i Greqisë, mori plot 2548 vota, ndërsa foli edhe për borxhin e shtetit grek duke shtuar se qëllimi i vetëm i qeverisë që drejton është të rregullojë ekonominë e Greqisë.

Para Kongresit, Tsipras foli edhe për sfidat e Evropës, pasi pjesa më e madhe e vendeve përballen me krizën e refugjatëve duke bërë që nga kjo të përfitojë e djathta ekstreme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat