Gjendet aeroplani në Greqi, pilotët kanë humbur jetë

Evropë

Gjendet aeroplani në Greqi, pilotët kanë humbur jetë

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 13:07
Ilustrim

(E plotësuar) - Dy pilotë të aeroplanit "Cesna", i cili u zhduk dje pasdite, janë gjetur të vdekur në afërsi të mbetjeve të aeroplanit, tre kilometra në veri nga vendi Kalavrita.

Mbetjet e aeroplanit i ka gjetur piloti i helikopterit, i cili ka marrë pjesë në operacionin e shpëtimit, i cili pasi i ka vërejtur mbetjet ka zbritur dhe i ka zbuluar trupat e të vdekurve.

Pritet të konfirmohen shkaqet për fatkeqësinë.

Aeroplani, dje ka fluturuar nga Megara në rrugë drejt Peleponezit, ndërsa Shërbimi grek i aviacionit civil kumtoi se komunikimi i fundit me aeroplanin ka qenë dje në orën 17 e 15 minuta sipas kohës lokale. 

***

Zhduket aeroplani me dy persona në Greqi

Në Greqi në vijim është operacion shpëtues për gjetjen e aeroplanit të vogël "Cesna" i cili u zhduk në rajonin Kalavrita, në pjesën jugore të vendit.

Aeroplani, në të cilin ka pasur dy persona, ka fluturuar nga Meraga në rrugën drejt Peloponezit.

Sipas Shërbimit grek për aviacion civil, komunikimi i fundit me aeroplanin ka qenë dje në orën 17 e 15 minuta sipas kohës lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat